LVV dhe LDK janë pajtuar që Bekim Sejdiu të kandidojë për postin e Presidentit të Kosovës. Kjo marrëveshje konsiderohet një zhvillim pozitiv drejt zgjidhjes së krizës institucionale, megjithëse sigurimi i votave të nevojshme mbetet sfidë.
Të lidhura
None found
Të dyja subjektet politike kanë gjithsej 71 deputetë, ndërsa në dy raundet e para të votimit kërkohen 80 vota. Në këtë proces, votat e përfaqësuesve të komuniteteve mund të kenë rol përcaktues. PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do ta përkrahin Sejdiun, ndërsa kundër marrëveshjes brenda LDK-së është deklaruar edhe Avdullah Hoti.
Analisti Arbnor Sadiku ka komentuar shkurt zhvillimet lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, brenda LDK-së nuk ka kundërshtime ndaj kandidaturës së Sejdiut, me përjashtim të Avdullah Hotit, i cili, siç është shprehur Sadiku, do të preferonte një kandidat presidencial që vjen nga PDK-ja.
“Nuk ka asnjë kundërshtim brenda LDK-së përveç Advullah Hotit i cili dihet tashmë që për të i përshtatshëm është vetëm një kandidat për president që vije nga PDK-ja”, ka deklaruar Sadiku.
