Rrustemi: Vazhdimi i seancës konstituive do të thirret pas marrëveshjes për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë vetëm pasi partitë të arrijnë një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për KosovaPress, Rrustemi tha se rregullorja e Kuvendit e përcakton afatin 48-orësh për thirrjen e vazhdimit të seancës. Megjithatë, sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron te respektimi i këtij afati, por te mungesa e një dakordimi politik për presidentin.

“Na nevojitet kohë për të arritur marrëveshje për presidentin. Derisa të mos kemi dakordim për këtë çështje, konstituimi i legjislaturës do të ishte një hap drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sipas bindjes sonë janë të panevojshme. Kjo nuk do të çonte drejt zgjidhjes së problemit kryesor që e ka preokupuar Kosovën që nga fillimi i këtij viti”, deklaroi ai.

Rrustemi e cilësoi insistimin e opozitës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa njëkohësisht shprehjen se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, si një kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Ai përsëriti qëndrimin se Kosovës nuk i nevojiten zgjedhje, por një marrëveshje për presidentin. Deputeti i LVV-së shtoi se afati prej 48 orësh është i përcaktuar në rregullore, por thelbi i krizës mbetet arritja e marrëveshjes politike për presidentin.

Ai tha se nuk ka shkelje kushtetuese lidhur me afatin 30-ditor, duke iu referuar interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij interpretimi, moskonstituimi përfundimtar i Kuvendit brenda 30 ditësh nuk sjell automatikisht pasoja në kuptimin e shpërndarjes së tij.

Sipas Rrustemit, edhe pjesëmarrja e deputetëve të ish-opozitës në seancën e javës së kaluar tregon se nuk ka pasur pengesë kushtetuese për mbajtjen e saj. Ai u bëri thirrje partive të tjera parlamentare që, nëse kanë dilema rreth kushtetutshmërisë së procesit, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Opozita po e përdor Kushtetutën si argument për të penguar krijimin e institucioneve. Ky qëndrim është absurd, pasi Kushtetuta nuk është hartuar për të bllokuar institucionet, por për të shërbyer si mjet për krijimin e tyre. Alternativa që propozon kritika e opozitës, pra shkuarja në zgjedhje, nuk përbën zgjidhje”, tha Rrustemi.

Ai theksoi se Kushtetuta përcakton që seanca konstituive duhet të thirret brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Rrustemi përmendi edhe një interpretim të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, i cili, sipas tij, i jep një kuptim tjetër kësaj dispozite, duke nënvizuar se moskonstituimi përfundimtar i Kuvendit brenda këtij afati nuk çon automatikisht në shpërndarjen e tij.

Deputeti i LVV-së shtoi se pjesëmarrja e opozitës në seancën e së shtunës dëshmon se edhe vetë deputetët opozitarë nuk kanë vlerësuar se ka pasur shkelje kushtetuese. Po ashtu, ai e konsideroi kërkesën e tyre që seanca të mbahet çdo 48 orë si dëshmi se, sipas tyre, nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Rrustemi mohoi që procesi i konstituimit të Kuvendit po zvarritet me synimin që zgjedhjet e reja të zhvillohen në dhjetor. Ai tha se objektivi i Vetëvendosjes është arritja e një marrëveshjeje për presidentin dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne nuk po e shtyjmë procesin për këtë arsye. Kërkesa jonë është një marrëveshje për presidentin dhe bindja se Kosovës nuk i duhen zgjedhje, por presidenti. Vetëm ata që i shohin zgjedhjet si alternativë mund të bëjnë kritika dhe arsyetime të tilla. Ne duam dakordim për një president konsensual, jo zgjedhje”, theksoi ai.

Ndërkohë, Rrustemi paralajmëroi se kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’u dërgojë së shpejti ftesa të reja për takim liderëve të partive të ish-opozitës.

“Do të ketë ftesa dhe takime. Ne nuk do të heqim dorë nga dialogu me partitë opozitare, me synimin për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të dobishme, e cila i përshtatet situatës aktuale dhe shmang zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Rrustemi.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy përpjekjet e deritanishme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nuk është përmbyllur konstituimi i Legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive vazhdon të jetë pikë e përplasjes mes partive parlamentare, ndërsa pamundësia për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, me synimin për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Deputetët pritet të rikthehen sërish në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, proces kyç për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.


Shtuar 12.08.2026 10:27

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotday girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet