AVONET dhe 13 organizata i kërkojnë Kushtetueses interpretim për konstituimin e Kuvendit

AVONET, së bashku me 13 organizata të tjera të shoqërisë civile, i kanë parashtruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës një kërkesë për shqyrtimin e mënyrës së zbatimit të Aktgjykimit KO124/25, që lidhet me afatin për konstituimin e Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së AVONET-it për media, nisma është ndërmarrë pas zhvillimeve të fundit në procedurën e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Organizatat vlerësojnë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht. Ndërkohë, seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht nuk përfundoi me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.

Duke iu referuar Aktgjykimit KO124/25, ato theksojnë se zhvillimi i një seance, e cila nuk mbyllet me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve, nuk mund të konsiderohet si konstituim i Kuvendit.

AVONET bën të ditur se vazhdimi i seancës ishte planifikuar për 8 gusht, pra pasi kishte përfunduar afati 30-ditor.

Përmes kërkesës së tyre, organizatat i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar sipas përmbajtjes së tij dhe brenda afatit të përcaktuar.

Kërkesa mbështetet në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet procedura për pretendimet lidhur me moszbatimin e një vendimi të Gjykatës.

Nëse Gjykata konstaton se vendimi nuk është zbatuar, AVONET dhe organizatat nënshkruese kërkojnë marrjen e masave të parashikuara nga rregullorja, përfshirë nxjerrjen e aktvendimit për moszbatim apo mospërmbarim, si dhe veprime të tjera që Gjykata mund t’i vlerësojë të nevojshme.

AVONET e konsideron këtë çështje veçanërisht të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të zgjedhura dhe garantimin e respektimit të rendit kushtetues.

Organizatat sqarojnë se synimi i kërkesës është krijimi i qartësisë juridike dhe institucionale për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.


Shtuar 12.08.2026 10:36

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotday girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet