Qeveria në detyrë formon komisione të reja dhe ia zgjat mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Të lidhura

None found

Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Komisionerit për Gjuhët.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe emërimi i Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar gjithashtu Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, që ka të bëjë me themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Një tjetër vendim i miratuar ka qenë vazhdimi i mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Ky komision është themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026.

Sipas vendimit, këtij komisioni i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri më datën 22.09.2026.


Shtuar 19.06.2026 21:18

grandpashabetcasibomjojobetmatbetMeritking Girişmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetjojobetjojobetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibombetparkholiganbetikimislijojobet girişGoldenbahisPadisahbetMatbetgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet