Qeqa komenton fitoren e Italisë: Turqit janë për donera dhe kafe, ta lënë futbollin

Komentatorja e futbollit Qëndresa Krelani, shtë shprehur se turqit duhet ta lënë futbollin, pasi sipas saj ata janë vetëm për kafe dhe bakllave.

Këto komente ajo i bëri në emisionin “Euro2020” në RTV Ora, menjëherë pasi Italia shënoi tre gola kundrejt Turqisë që me 0 gola.

“Turqit janë të mirë për donera, për bakllava për kafe turke, futbollin le ta lënë. Shiko se çfarë i bënë në Itali. Për mua futbolli turk është trafik dhe i zhurmshëm. “- tha ajo.

Kampionati evropian ka nisur mbrëmjen e sotme në orën 21:00 dhe do të përfundojë më 12 korrik .

Shtuar 11.06.2021 11:06