Aktivisti Çlirim Haziri ka bërë të ditur se protesta e studentëve do të zhvillohet edhe sot në dy momente, në mesditë dhe në mbrëmje.
Të lidhura
None found
Tubimi i parë është planifikuar të nisë në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protesta do të vijojë në ora 21:00 me natën e gjashtë të kundërshtimit.
Përmes një postimi, Haziri ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit, duke theksuar rritjen e bashkimit dhe vendosmërisë së tyre.
“Çdo natë e më shumë, më të bashkuar, më të vendosur. Faleminderit, shqiptarë!”, ka shkruar ai.
Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave edhe gjatë ditës së sotme.
“Shihemi në protestën e studentëve, në ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për të vazhduar në mbrëmje, në ora 21:00, me natën e 6-të të protestës”, ka shkruar aktivisti.
