E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, u takua sot me Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Në takim u shqyrtuan përparësitë kryesore të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit diplomatik, bëri të ditur Ambasada amerikane.
Të lidhura
None found
Bashkëbisedimi u përqendrua te diplomacia ekonomike, siguria dhe stabiliteti rajonal, tema që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ky takim është pjesë e komunikimit diplomatik mes institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vijuar koordinimin e afërt lidhur me çështjet me interes të përbashkët.
SHBA-ja mbetet një nga partnerët kryesorë të politikës së jashtme të Kosovës. Ndër prioritetet strategjike të vendit janë bashkëpunimi për sigurinë, zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik.





