Përtej oqeanit me Capital T, video e Adrola Dushit po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Capital T po mban një tur në SHBA duke performuar për të gjithë shqiptarët, por jo vetëm, përtej oqeanit. Dhe duket se së fundmi, ai ka patur në koncert një person shumë të veçantë. Sigurisht, po flasim për Adrola Dushin. Edhe pse vetë bukuroshja shqiptare “e ka fshehur” një fakt të tillë në rrjetet sociale, të pranishmëve në koncert nuk mund tu shpëtonte prezenca e saj.

Në mediat sociale po qarkullon një video ku Adrola shihet në koncert duke kënduar “Ti je më e mira” një nga këngët më të bukura të artistit. E buzëqeshur dhe shumë e bukur si gjithnjë, kjo këngë duket sikur është shkruar për Adrolën edhe pse është lançuar shumë vite më parë.

Kujtojmë se disa javë më parë në Facebook nisi të aludohej se dyshja janë fejuar.

“Kur t’fejona përnime ma boni perhajr”, shkroi Capital T, duke lënë vend për dyshime se planet për fejesë nuk janë larg.

Edhe pse dyshja nuk e kanë pohuar asnjëherë se janë bashkë, detajet të ndryshme dhe burime të shumta për mediat shqiptare prej një viti thonë se ata po jetojnë një romancë të bukur dashurie.

Kështu, të gjithë po presim me padurim zyrtarizimin e lidhjes së tyre!

 


Shtuar 22.11.2021 09:57