Dy kandidatura të reja janë propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ta përfaqësuar këtë subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të medias, njëri prej emrave të propozuar nga PDK-ja është Rashit Qalaj, ish-deputet i kësaj partie dhe ish-drejtor i Policisë së Kosovës.
Kandidatura tjetër është Avdyl Ymeri, i cili për shumë vjet ka punuar në Departamentin e Rrugëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Përmes këtyre propozimeve, PDK-ja synon ta ndryshojë përbërjen e përfaqësuesve të saj në KQZ, ku gjatë viteve të fundit është përfaqësuar nga emra të tjerë.
