Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, bëri të ditur se takimi i sotëm i Grupit Parlamentar është një mbledhje e rregullt.
Të lidhura
None found
Ajo sqaroi se në këtë takim do të trajtohen zhvillimet e fundit, ndërsa pas përfundimit të tij do të publikohet një deklaratë e përbashkët.
Kur u pyet përse një ditë më parë nuk ishte në Kuvend së bashku me PDK-në dhe Aleancën, Osmani u përgjigj se kishte qenë e pranishme, duke theksuar se qëndrimi i tyre është në mbrojtje të Kushtetutës.
“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, deklaroi Osmani.
