Numër i lartë infektimesh nga COVID në Kosovë, sa viktima pati sot

Situata e COVID-19 në Kosovë vijon të jetë problematike, sidomos me rastete e reja të infektimeve. Sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 828 të infektuar, ndërsa tetë persona fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 5.102, prej të cilëve rezultojnë 828 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.744 raste të vdekjes.
Kurse rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 361 raste, Vushtrri 65 raste, Mitrovicë 59 raste, Podujevë 41 raste, Pejë 37 raste, Gjilan 34 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 29 raste, Ferizaj 27 raste, Obiliq 15 raste, Prizren 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 12 raste, Shtime 11 raste, Klinë 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Novobërdë 3 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.


Shtuar 19.03.2021 15:36