Thyhet heshtja! Kris Jenner flet për herë të parë për divorcin Kim-Kanye

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet.

E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur:

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”

A do ta shohim divorcin në finalen e “KUWTK”?

“Kim donta ta përballonte sipas mënyrës së saj, me familjen e saj, në kohën e duhur. Prandaj mendoj se i gjithë ky proces i përket asaj dhe kur të ndjejë diçka për të thënë, do ta thotë.”- tha mamaja e Kim.

Shtuar 19.03.2021 03:03