Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’u caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh nëntë personave të dyshuar: F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M. dhe G.Q.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve, ata ngarkohen për veprat penale shpëlarja e parave, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe falsifikim i parasë.
Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë çështje penale.
Prishtinë, 03 Korrik 2026 – pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, përmes aktvendimit, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës, duke vendosur që secilit prej të pandehurve t’i caktohet paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
Gjykata ka vlerësuar se kjo masë është e përshtatshme në rrethanat e kësaj çështjeje, pasi ekziston rrezik real që, nëse të akuzuarit mbesin në liri, ata mund të arratisen me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale.
Po ashtu, sipas vlerësimit të gjykatës, lënia e tyre në liri mund të krijojë mundësi që ata të vazhdojnë komunikimet dhe bashkëpunimin mes vete për të vijuar me kryerjen e veprave penale ose të veprave të reja penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë
