Nënshkrimi i peticioneve në dy komunat veriore, policia: Situata e sigurisë është e qetë

Në dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë dhe Leposaviq, të mërkurën ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atij të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Të lidhura

None found

Përpos EULEX-it që po monitoron situatën nga afër, të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij procesi janë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata e sigurisë është e qetë.

“Gjithçka është në rregull dhe situata është e qetë”, ka deklaruar shkurtimisht ai.

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.


Shtuar më 17.01.2024 11:20

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş