Mustafa: LDK do të rikthehet pas këtyre zgjedhjeve

Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se ky subjekt politik pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të rikthehet në pozitën që i takon në skenën politike.

“Sot zgjedhet kryetari i ri i cili do ta vazhdojë udhëheqjen e LDK-së. Mendoj se LDK do të rikthehet pas këtyre zgjedhje dhe do ta zë vendin e merituar”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas rezultatit të dobët që LDK doli nga këto zgjedhje.

Shtuar 14.03.2021 10:03