MPJ e Malit të Zi: Vendimet komunale për “çnjohjen” e Kosovës nuk kanë efekt juridik

Vendimet e disa komunave në Mal të Zi për “çnjohjen” e pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk kanë asnjë peshë apo pasojë juridike, ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme malazeze, e drejtuar nga Emrin Ibrahimovci.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e saj, Ministria ka sqaruar se kuvendet komunale nuk gëzojnë kompetenca kushtetuese ose ligjore në politikën e jashtme. Për këtë arsye, njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk mund të miratojnë akte që sjellin pasoja sipas së drejtës ndërkombëtare lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës.

Sipas Podgoricës zyrtare, çështjet e politikës së jashtme, përfshirë njohjen e shteteve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, janë përgjegjësi vetëm e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin e vendit.

MPJ-ja u ka bërë thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike që të veprojnë në përputhje me rendin kushtetues, të respektojnë kompetencat e institucioneve shtetërore dhe të mbrojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi.

Ministria ka theksuar se veprimet e zyrtarëve publikë duhet të ndihmojnë në ruajtjen e reputacionit të shtetit dhe në përparimin e tij drejt integrimit evropian, në vend që të shkaktojnë tensione të panevojshme politike apo paqartësi institucionale.

Sipas MPJ-së malazeze, aktet e miratuara nga kuvende të caktuara komunale nuk mund ta ndryshojnë politikën e jashtme të përcaktuar të shtetit, të prekin detyrimet ndërkombëtare të Malit të Zi apo të ndikojnë në pozitën e tij në arenën ndërkombëtare.

Këto vendime, siç thuhet në përgjigje, janë vetëm akte politike pa fuqi juridike. Efekti i tyre i vetëm mund të jetë krijimi i një përshtypjeje të gabuar për mënyrën se si funksionojnë institucionet shtetërore, si dhe dëmtimi i besueshmërisë së Malit të Zi në planin ndërkombëtar.

Duke folur për raportet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, Ministria ka nënvizuar se dy vendet kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, të mbështetura në dialog intensiv politik, besim të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe perspektivë të përbashkët evropiane e euroatlantike.

Podgorica zyrtare ka bërë të ditur se Mali i Zi dhe Kosova do të vazhdojnë ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. Mali i Zi gjithashtu do të vijojë ta përkrahë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe nisma ndërkombëtare e rajonale, thuhet në përgjigjen me shkrim të MPJ-së së Malit të Zi për Express.

Nisma kundër pavarësisë së Kosovës u ndërmor në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës dhe më pas u ndoq nga Komuna e Plevljes.


Shtuar 4.08.2026 12:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet