Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla, ka përmbyllur ditë më parë procedurën e radhës së prokurimit me nënshkrimin e një kontrate.
Të lidhura
None found
Përmes kësaj procedure të hapur, dikasteri është furnizuar me patentë shoferë ndërkombëtarë.
Vlera e kontratës arrin në 14 mijë e 985 euro, ndërsa furnizuesi i përzgjedhur është operatori ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”.
Kompania është shpallur fituese pas zhvillimit të procedurës së tenderimit.
MPB ka bërë të ditur se oferta e këtij operatori është vlerësuar si e përgjegjshme dhe me çmimin më të ulët. Shuma e kontratës është e njëjtë me vlerën e planifikuar nga autoriteti kontraktues.
Furnizimi do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa shpenzimi i përgjithshëm për të do të jetë 14,985 euro.
