Rama u drejtohet inspektorëve: Asnjë kontroll në biznese pa paralajmërim! Jo shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se në biznese nuk duhet të vihen gjoba dhe se kontrollet nuk duhet të kryhen pa paralajmërim.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë pas takimi që ai zhvilloi me inspektorët, ku merrte pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula.

Të lidhura

None found

Rama theksoi nevojën për një qasje të re në procesin e inspektimit, të bazuar tek transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes.

Kryeministri deklaroi se Qëllimi nuk është të kapen subjektet në gabim, por të ndihmohen në përmirësimin e zbatimit të ligjit.

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës”. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.

Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

E treta; kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm. Kjo nuk është ankese, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë, ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama njoftoi edhe një tjetër masë për kontrollet, duke deklaruar se çdo inspektor që do të trokasë në derën e një tatimpaguesi do të jetë i pajisur me kamera inteligjente dhe uniformë.

“Së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që të dish kush është, çfarë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm. Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”, tha Rama.


Shtuar 2.09.2026 13:21

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet