Me kërkesën e palës së dëmtuar, Apeli zhvillon me dyer të mbyllura seancën ndaj Nazmije Millakut

Seanca e së martës në Gjykatën e Apelit, në çështjen ku Nazmije Millaku akuzohet për vrasjen e kunatit të saj, Xh.M., është mbyllur për publikun pas kërkesës së palës së dëmtuar S.M.

S.M. i kërkoi trupit gjykues që seanca të mos jetë e hapur, me arsyetimin se duhet të mbrohet identiteti i fëmijëve të të akuzuarës Millaku, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë procedurës.

Të lidhura

None found

I njëjti propozim u paraqit edhe nga mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Mirvete Hashani, për të njëjtat arsye, por kjo kërkesë u kundërshtua nga vetë Millaku.

“Kam qejf m’u kanë publike, me ditë gjithçka edhe tjerët çka unë kam vujt në atë shpi. Prej anës teme i pranoj gazetarët, unë jam viktimë këtu, jo këta. 30 vjet kam duru”, deklaroi e akuzuara Millaku.

Pavarësisht kësaj, kryetari i kolegjit të Apelit, Xhevdet Abazi, bëri të ditur se seanca do të mbahet e mbyllur për publikun, për shkak të mbrojtjes së interesit të fëmijëve të të akuzuarës Millaku.

Në këtë rast, kolegji gjykues përbëhet nga Xhevdet Abazi si kryetar, Kadrije Goga-Lubishtani si gjyqtare referuese dhe Skender Çoçaj si anëtar.

Në seancë ishin të pranishëm e akuzuara Nazmije Millaku së bashku me mbrojtësen e saj, avokaten Mirvete Hashani, si dhe e dëmtuara S.M. Nga Prokuroria e Apelit, ndërkaq, nuk mori pjesë askush.

Ndryshe, më 9 mars 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtore Millakun për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe i shqiptoi dënim prej 20 vjet burg. Në të njëjtën kohë, ajo u lirua nga akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nazmije Millaku ngarkohej se më 20 gusht 2024, në korridorin e përbashkët të shtëpive të tyre në Prishtinë, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta xhelozie, me dashje e kishte privuar nga jeta kunatin e saj Xh.M. Aktakuza përshkruan se e pandehura ishte ndier e parespektuar dhe e braktisur nga familjarët, duke menduar se tani i ndjeri kishte ndikim.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se e akuzuara ishte përgatitur paraprakisht për kryerjen e kësaj vepre penale, duke përfunduar kursin për aftësim në përdorimin e armëve të shkurtra, më pas ishte certifikuar dhe kishte blerë armë zjarri dhe municion. Sipas përshkrimit, ajo kishte shfrytëzuar momentin kur anëtarët e tjerë të familjes nuk ndodheshin aty dhe, pasi kishte parë tani të ndjerin Xh.M. duke kaluar në korridorin e shtëpisë për të shkuar në oborrin e përbashkët, kishte dalë në korridor dhe në mënyrë dinake kishte shtënë disa herë me armën e lartcekur në drejtim të tij, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e plagëve, viktima kishte ndërruar jetë.

Autopsia ka konstatuar se vdekja e Xh.M. ishte e dhunshme dhe kishte ardhur si rezultat i destruksionit të trurit dhe gjakderdhjes masive të brendshme dhe të jashtme. Po ashtu, janë konstatuar 18 plagë të shkaktuara nga 11 të shtëna.

Me këto veprime, ajo akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal.

Millaku akuzohej edhe se, nga 21 dhjetorit 2023 deri më 20 gusht 2024, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, kishte poseduar një armë zjarri, tre karikatorë dhe 39 fishekë, ndërkohë që megjithëse e kishte përfunduar kursin për përdorimin e armës, ende nuk ishte pajisur me leje për mbajtjen e saj. Sipas aktakuzës, arma ishte gjetur gjatë kontrollit në çantën e saj kur kishte shkuar në stacion policor, ndërsa një pjesë e municionit i ishte gjetur në dhomën e saj.

Për këto rrethana, ajo akuzohej edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.


Shtuar 23.06.2026 13:37

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş