MBPZhR njofton për nisjen e pagesave të fermerëve për vitin 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka bërë të ditur se për skemën e Pagesave Direkte 2026 janë regjistruar gjithsej 33,460 aplikime nga fermerët.

Procesi i verifikimit administrativ të kërkesave, së bashku me kontrollet në terren për sipërfaqet bujqësore, tashmë ka përfunduar.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj jave pritet të nisë dërgimi i vendimeve dhe ekzekutimi i pagesave për tokat bujqësore. Në të njëjtën kohë do të bëhen publike edhe listat e përfituesve. Pas përfundimit të këtij procesi, do të vijojnë pagesat për skemat e tjera të përkrahjes.

Mbështetja për fermerët që kanë kultivuar grurë do të përfshijë sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet e naftës, në përputhje me normat dhe vlerat e aplikuara gjatë viteve të mëparshme.


Shtuar më 19.10.2026 16:15