Maqedonci përshëndet SHBA-në për 4 Korrikun: Kosova krah aleatit dhe mikut të saj më të afërt

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përcjellë një urim, duke vënë në pah rolin e SHBA-së në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Të lidhura

None found

Në një postim të bërë publik, Maqedonci solli në vëmendje një thënie të ish-presidentit amerikan Ronald Reagan, për të nënvizuar se liria duhet ruajtur nga secili brez.

“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”, shkroi ai, teksa shtoi se, në kohën kur Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e pavarësisë, nderohet një shtet, përkushtimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka shërbyer si frymëzim për botën.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova ndihet krenare që është përkrah Shteteve të Bashkuara, të cilat i përshkroi si mikun dhe aleatin më të ngushtë të vendit.

“Kosova është krenare që qëndron pranë mikut dhe aleatit tonë më të ngushtë. Gëzuar 4 Korrikun!”, përfundoi ai.


Shtuar 4.07.2026 09:51

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom