LISTA/ Suedia gati për Kosovën, ftohet edhe Ibrahimovic (FOTO LAJM)

Në muajin tetor zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Kombëtarja e Suedisë më 9 tetor përballet me Kosovën, ndërsa më 12 tetor luan me Greqinë.

Përzgjedhësi suedez, Jane Andersson tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.

Për këto përballje është ftuar edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic i cili momentalisht është i lënduar megjithatë duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Kombëtaren.

Suedia pas katër ndeshjeve të zhvilluara ka nëntë pikë të grumbulluara dhe zë vendin e dytë në grupin B të kualifikimeve.

 


Shtuar 28.09.2021 13:38