Gjigante dhe luksoze, brenda shtëpisë së re të këngëtares shqiptare në Amerikë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka blerë një shtëpi të re.

Artistja ka ndarë pamjet luksoze të apartamentit të ri i cili duket se ka një hapësirë tejet të madhe, ku dominojnë ngjyrat gri, e zezë dhe e bardhë.

Mobilimi i shtëpisë duket mjaft i veçantë dhe i kuruar në çdo detaj të mundshëm.

“Pamjet. Një tur brenda shtëpisë së re”, ka shkruar Halimi në njërën nga videot e shpërndara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ♈️ ??????? ♈️ Linda Halimi (@linditaworld)

Disa ditë më parë, Linda ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, për të përmirësuar pamjen e saj.

Gjatë procedurës, këngëtarja ka realizuar shumë video në InstaStory për të sqaruar ndjekësit e saj dhe për të qenë sa më e hapur me ta.

Lindita i është nënshtruar operacionit të quajtur BBL, e cila është një procedurë që heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.

Ajo ka treguar se gjatë ndërhyrjes nuk ka patur dhimbje dhe gjithçka ka qenë shumë e lehtë për të.

Madje, edhe pas përfundimit të operacionit ajo vazhdon të mos ndjejë asnjë dhimbje.


Shtuar 28.09.2021 13:37