Leku letër: Loredana i bën vetes dhuratat super luksoze (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Loredana ka shtuar dy makina të reja luksoze në koleksionin e saj. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se ka blerë dy makina të markës Cadillac e cila shkon deri në 93 mijë dollar.

“Ok, Lori ka tani dy makina Cadillac”, ka shkruar reperja, e cila njihet për jetën e saj luksoze dhe blerjet e shumta.

Kujtojmë se Loredana është komentuar shumë dhe për jetën private, ku pak muaj më parë konfirmoi ndarjen nga Mozzik.


Shtuar 21.10.2021 10:14