Po hynte në Shqipëri, arrestohet në Rinas 33 vjeçari nga Dubai

Policia Kufitare ka vendosur në pranga një  shtetas nga Pakistani në Rinas. Shtetasi M. T., 33 vjeç, banues në Dubai,  është ndaluar në hyrje të Shqipërisë në Riras pasi ka rezultuar një person i i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, është arrestuar shtetasi:

  1. T., 33 vjeç, banues në Dubai.Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”. /albeu.com/

 


Shtuar 21.10.2021 10:04