Kabineti i sapoformuar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, zhvillon sot mbledhjen e tij të parë, bën të ditur KosovaPress.
Sipas komunikates së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, seanca e parë e ekzekutivit Kurti IV është planifikuar të fillojë në orën 10:00.
Të lidhura
None found
Takimi do të zhvillohet në ambientet e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kjo shënon mbledhjen e parë të ekipit të ri qeverisës pas miratimit dhe zgjedhjes së Qeverisë Kurti IV.
