KQZ mbyll zyrtarisht procesin zgjedhor, ndërsa Kosova hyn në fazën vendimtare për krijimin e institucioneve të reja

Mbi një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare, duke e përmbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor dhe duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve të reja të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ky certifikim erdhi pasi përfunduan të gjitha procedurat e parapara me ligj, përfshirë trajtimin e ankesave dhe verifikimin e votave, çka i jep legjitimitet përbërjes së re të Kuvendit dhe ndarjes së mandateve parlamentare.

Zgjedhjet e 7 qershorit ishin hera e tretë që Kosova organizoi zgjedhje parlamentare brenda më pak se një viti e gjysmë, duke reflektuar paqëndrueshmërinë politike që e ka shoqëruar vendin gjatë kësaj periudhe.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sërish subjekti më i madh politik me 53 mandate, por pa arritur numrat e mjaftueshëm për ta formuar e vetme Qeverinë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë mandate.

Megjithëse me certifikimin mbyllet procesi zgjedhor, ai në të njëjtën kohë shënon nisjen e një etape të re politike, nga e cila pritet të varet orientimi i vendit në vitet e ardhshme. Tani fokusi është te procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë dhe mundësinë e sigurimit të një shumice funksionale parlamentare.

Në rrethanat kur asnjë parti nuk i ka e vetme votat e nevojshme për qeverisje, bisedimet ndërmjet subjekteve politike pritet të jenë kyçe. Në rast se ato nuk japin rezultat, vendi mund të hyjë sërish në një bllokadë institucionale, duke ngritur dilema për mënyrën kushtetuese të tejkalimit të krizës dhe afatet për ngritjen e institucioneve të reja.

Burjani: Afatet kushtetuese duhet të respektohen në mënyrë strikte

Lidhur me këtë zhvillim, ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani, ka folur në një bashkëbisedim për “Bota sot”.

Ai theksoi se pas certifikimit të rezultateve, i gjithë procesi i mëtejmë duhet të ecë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas Burjanit, fillimisht duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit, pastaj zgjedhja e Qeverisë dhe më pas edhe ajo e presidentit të vendit.

“Tashmë duhet të ndiqet Kushtetuta e Kosovës. Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhen nënkryetarët, të formohen grupet parlamentare dhe, brenda afatit prej 25 ditësh, të propozohet kryeministri. Më pas duhet të zgjidhet edhe presidenti, brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë”.

Image

Ai vuri në dukje se afatet e përcaktuara me Kushtetutë duhet të zbatohen pa devijime dhe se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt.

“Këto janë afate kushtetuese dhe duhet të respektohen në mënyrë strikte. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nuk ka afat të caktuar për pritje; Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Halilaj: Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon përfundimin e procesit zgjedhor

Për formimin e institucioneve të reja ka folur për “Bota sot” edhe avokati Gazmend Halilaj.

Ai deklaroi se me këtë zhvillim ka nisur faza kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja dhe sqaroi hapat që duhet të ndiqen më tej.

Image

“Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon përfundimin e procesit zgjedhor dhe hap fazën kushtetuese të formimit të institucioneve të reja. Hapi i parë është konstituimi i Kuvendit, ku deputetët bëjnë betimin dhe zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të fillojë procedura për formimin e Qeverisë”.

Megjithatë, Halilaj theksoi se mungesa e marrëveshjes dhe e vullnetit politik mund ta çojë vendin drejt një bllokade të re.

Sipas tij, në situata të tilla, rruga e vetme mbetet dialogu politik dhe zbatimi i rendit kushtetues.

“Kushtetuta dhe legjislacioni parashohin afate dhe procedura të caktuara, por ato nuk mund të zëvendësojnë vullnetin politik. Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje për krijimin e shumicës parlamentare, procesi mund të zvarritet dhe të krijojë bllokadë institucionale. Zgjidhja në raste të tilla mbetet dialogu politik, respektimi i rendit kushtetues dhe, nëse lindin kontestime mbi interpretimin e dispozitave kushtetuese, roli i institucioneve kompetente për të dhënë sqarimet përkatëse”, shtjelloi ai.

Në fund, Halilaj shtoi se përgjegjësia për funksionalizimin e institucioneve bie mbi subjektet politike, të cilat, sipas tij, e kanë për obligim të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të sigurojnë formimin e institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundur.


Shtuar 9.07.2026 14:26

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet