Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar ftesë për takim për krerët e partive, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, me qëllim diskutimin e çështjes së presidentit.
Të lidhura
None found
Konfirmimi për mediat është dhënë nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, tha Manxhuka.
Më herët, Kurti kishte bërë të ditur se ftesën për partitë opozitare do ta dërgonte sapo KQZ-ja të përmbyllte procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.
