Kosova dhe Shqipëria thellojnë partneritetin në bujqësi, firmosen dy marrëveshje bashkëpunimi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, qëndroi për vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla. Në qendër të kësaj vizite ishte forcimi i lidhjeve ndërinstitucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kuadër të takimit, dy ministrat firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi, të orientuara drejt përparimit të politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor, ngritjes së standardeve për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe fitosanitetin, si edhe forcimit të koordinimit mes institucioneve.

Të lidhura

None found

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se marrëveshjet përfshijnë edhe zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, përkrahjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Modernizimi i sektorit mbetet një nga drejtimet kryesore të këtij bashkëpunimi, përmes digjitalizimit të shërbimeve bujqësore, fuqizimit të kapaciteteve në kërkim shkencor, inovacion dhe transferim të teknologjive bashkëkohore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këto marrëveshje shënojnë një hap me rëndësi në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dy vendet.


Shtuar 29.06.2026 18:30

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet