Kosova cakton për herë të parë një grua në postin e atasheut të Mbrojtjes në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, e ka marrë zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Sipas Ministrisë, Osaj është gruaja e parë që vendoset në këtë funksion në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”.

Sipas Rregullores për atashetë e Mbrojtjes, personi i emëruar në këtë detyrë ka përgjegjësinë për koordinimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe në atë ushtarake në shtetin ku shërben.

E njëjta rregullore përcakton se atasheu i Mbrojtjes gëzon imunitet diplomatik, ushtron ekuivalencën dhe privilegjet që i takojnë gradës diplomatike të Ministrit Këshilltar, e zhvillon karrierën ushtarake në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe, në aspektin organizativ, i nënshtrohet shefit të misionit diplomatik. Ndërkohë, për çështje operacionale, administrative, financiare dhe ushtarake, ai i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, rregullorja parasheh që atasheu i Mbrojtjes mund të ketë edhe staf civil mbështetës lokal, me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në përputhje me procedurat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Caktimi i Osajt bëhet në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në misionet diplomatike dhe të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë.


Shtuar 29.06.2026 17:23

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet