Katër zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë kundër B.R., B.H., R.Q. dhe N.L., të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të lidhura

None found

Në aktakuzë thuhet se, nga 2.8.2017 deri më 26.11.2020, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet ligjore dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre zyrtare.

Rasti lidhet me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe kryerjen e pagesave për kontratën publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, Rregulloren dhe Udhëzimin Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike. Megjithëse procedura e prokurimit ishte hapur me një vlerë të parashikuar prej 500,000 eurosh, pagesat e realizuara arritën në total 5,377,058.07 euro.

Aktakuza pretendon gjithashtu se raportet e punimeve janë nënshkruar dhe certifikuar me sasi shumëfish më të mëdha sesa ato të përcaktuara në dosjen e tenderit. Kjo dyshohet se është bërë pa aneks-kontratë, pa zhvillimin e një procedure të re prokurimi dhe pa kontroll të rregullt nga komisioni për pranimin e punëve.

Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës që, krahas dënimit për veprën penale, ndaj të pandehurve të vendoset edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.


Shtuar 13.08.2026 17:12

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgrandbetting girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş