Erik Lloshi ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 5” dhe marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët, duke u ndalur veçanërisht te raporti me Kristi Lamajn.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, këngëtari u pyet nga moderatorja Lei Kraja për raportin me Kristin, me të cilin brenda shtëpisë pati jo pak përplasje, por edhe momente humori.
Të lidhura
None found
Sipas Erikut, pas përfundimit të eksperiencës, banorët kanë vendosur t’i lënë pas konfliktet e krijuara brenda shtëpisë.
“Pjesa e ‘Big Brother’ ka qenë një trysni goxha e madhe. Të gjithë banorët kemi vendosur që gjithçka që ka ndodhur brenda, do e lëmë aty në shtëpi”, u shpreh ai.Këngëtari zbuloi se sot ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kristi Lamajn, pavarësisht debateve që patën gjatë formatit.“Me Kristin kemi marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Janë gjëra normale, gjëra njerëzore. Fundja fare jemi njerëz, kemi gjak”, tha Erik Lloshi.Por kur Lei Kraja sugjeroi se përplasjet mund të kishin qenë pjesë e spektaklit, Eriku e kundërshtoi këtë ide.“Jo, nuk ka qenë show në shumicën e rasteve. Disa gjëra kanë qenë edhe të vërteta. Shumica mendojnë se e bëjnë për lojë, por jo. Është një reality show, por me të vërtetë ndodhin gjëra që janë reale. Të paktën mua”, deklaroi këngëtari.Ai shtoi se edhe reagimet dhe nervozizmi brenda shtëpisë kanë qenë të vërteta, duke theksuar se presioni i bashkëjetesës bën që situatat mes banorëve të përjetohen realisht.Deklarata e Erikut tregon se, pavarësisht tensioneve të BBVIP, raporti me Kristi Lamajn ka ndryshuar pas daljes nga shtëpia dhe sot mes tyre duket se nuk ka më hatërmbetje.
