Ejup Maqedonci, ministri në detyrë i Mbrojtjes, ka konfirmuar se përgatitjet për vendosjen e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë po ecin sipas planit, në vazhdën e miratimit të këtij angazhimi nga Qeveria dhe Kuvendi.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se procesi po zhvillohet në bashkërendim të plotë me komandën e FNS-së.
Ministri bëri me dije se katër efektivë të FSK-së janë integruar tashmë në shtabin e operacionit, ku do të japin ndihmesën e tyre në fushën e planifikimit, koordinimit dhe mbështetjes së veprimeve në terren.
Maqedonci shtoi se pjesa tjetër e njësisë ka finalizuar të gjitha fazat përgatitore, si në aspektin operativ ashtu edhe në atë logjistik. Pas harmonizimit të hollësishëm me Shtabin e FNS-së, trupat do të nisen drejt Gazës për të filluar zbatimin e detyrave të tyre brenda këtij misioni ndërkombëtar.
