Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri u bën thirrje deputetëve: Ligji për Specialen duhet të votohet

Protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë ka hyrë në natën e 13-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën që ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen të hidhen në votim.

Të lidhura

None found

Nga sheshi “Skënderbeu”, organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë për çështjen e Gjykatës Speciale.

Sipas Hazirit, Deklarata e miratuar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara përfaqëson një qëndrim politik, ndërsa miratimi i ligjit do të sillte pasoja konkrete.

“Sot, ata që po përballojnë barrën më të madhe të këtij procesi ndodhen mijëra kilometra larg nesh: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Cali e Pjetër Shala. Përderisa ata janë atje, përgjegjësia jonë këtu është ta mbrojmë atdheun dhe UÇK-në tonë. Kuvendi miratoi sot një deklaratë për aktgjykimin e Hagës dhe kjo dëshmoi se, kur ekziston vullneti, deputetët mund të bashkohen. Prandaj, thirrja ime për deputetët e Kuvendit të Kosovës është e qartë: deklarata që miratuat shpreh një qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne sjell pasoja konkrete. Deklarata mbetet në letër, kurse ligji vepron. UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, por kërkon veprim. Kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, tha Haziri.

Protesta e mbrëmjes së sotme u zhvillua pas miratimit, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të Deklaratës për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Deputetët e cilësuan “të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Ndërkohë, janë intensifikuar kërkesat që ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen të procedohen sa më shpejt për votim në Kuvend.

Protesta “Jo në emrin tim” po zhvillohet çdo mbrëmje në Prishtinë që prej 16 shtatorit, pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.


Shtuar më 28.09.2026 22:30

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet