Gjini: Kurti më shkroi për takim, por ftesa nuk tregon seriozitet apo qëllim të mirë

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një mesazh për t’u takuar dhe për të diskutuar situatën politike në vend.

Të lidhura

None found

Mesazhi, sipas Gjinit, mbërriti para dy-tre ditësh. Ai tha se nuk i sheh ftesës as seriozitet dhe as qëllim të mirë, ndonëse zakonisht nuk flet për çështje të tilla.

“Më erdhi një SMS ku më kërkohej të takoheshim e të flisnim për veprimet strategjike. Ka qenë para dy-tri ditësh. Zakonisht nuk i diskutoj këto gjëra, por s’mund të mos flas, sepse SMS-in e dërgoi vetë ai. Nuk shoh fare seriozitet apo qëllim të mirë. Nuk shoh asgjë”, u shpreh Gjini.

Sipas tij, ftesa mund të jetë një përpjekje për t’i çuar gjërat drejt fajësimit. “Është vetëm një lojë për të arritur te fajësimi”, tha ai.

Gjini kundërshtoi mundësinë që Aleanca të mbahet përgjegjëse për situatën politike, duke argumentuar se partia nuk vendos nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Aleanca nuk mund të fajësohet, sepse në këtë fazë, në mënyrë paradoksale, nuk jemi ne ata që i shpallim zgjedhjet apo që e ndalojmë shpalljen e tyre. Do të kishim dashur që gjithçka të ishte ndryshe dhe shumë shpejt do të jetë, por tani Aleanca nuk mund të fajësohet”, deklaroi Gjini.


Shtuar më 28.09.2026 22:29

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet