I ngjan kaq shumë, shihni për herë të parë vajzën e MC Kreshës (FOTO LAJM)

Pak muaj pas martesës së bujshme me Erzinën, MC Kresha u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza. Prindërit kanë qenë tepër skeptikë për fotot e Izës dhe nuk e kanë treguar asnjëherë portretin e saj në rrjete sociale.

Mirëpo, tashmë që Iza mbush 1 vjeç, në rrjet po qarkullon fotoja e saj e parë, e siguruar nga “Prive.al”, gjatë festës së ditëlindjes në një prej resorteve të jugut.

E vogla nuk i ka lënë gjë babait të saj dhe tashmë janë matchy-matchy baba e bijë, me flokët kaçurela që aq shumë i shkojnë.


Shtuar 7.06.2021 11:45