Hoxhaj druhet se aktgjykimi mund të shfrytëzohet për izolimin e Kosovës

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së dhe ish-ministër i Jashtëm, ka shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të kthehet në mjet për ta izoluar dhe goditur Kosovën ndërkombëtarisht.

Të lidhura

None found

Në RTV21, Hoxhaj tha se ky shqetësim është shtuar pas takimeve që ka zhvilluar me diplomatë, pas shpalljes në Hagë të aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, një pjesë e madhe e diplomatëve, me ose pa vetëdije, po e instrumentalizojnë aktgjykimin për ta penalizuar Kosovën. Hoxhaj kërkoi që vendi të mendojë me kujdes se si do të veprojë në këtë situatë.


Shtuar më 15.10.2026 09:34