SPAK i sekuestron telefonin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SPAK), ka sekuestruar telefonin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të deputetes socialiste Ogerta Manastirliut, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sekuestrimi i pajisjes telefonike, dyshohet si pjesë e veprimeve hetimore të organit të akuzës, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Të lidhura

None found

Hetimi drejtohet nga ana e prokurores së posaçme, Dorina Bejko.


Shtuar më 15.10.2026 09:33