Thirrja për të aplikuar në programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2026–2027 pritet të hapet së shpejti. Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin me të cilin caktohen kushtet dhe kriteret që duhen plotësuar për të përfituar nga ky program.
Të lidhura
None found
Qeveria ka ndarë 15 milionë euro për programin, i cili, sipas njoftimit të ministrisë, u vjen në ndihmë familjeve me nevojën më të madhe për mbështetje në përballimin e faturave të energjisë elektrike.
Krahas kritereve të përfitimit dhe mënyrës së aplikimit, vendimi rregullon përllogaritjen dhe pagesën e subvencionit. Në të përfshihen gjithashtu procedurat e shqyrtimit të aplikacioneve dhe të verifikimit të të dhënave që paraqesin aplikuesit.
MPFVLÇ-ja bëri të ditur se do të njoftojë me kohë për datën kur do të hapet thirrja dhe për mënyrën se si do të kryhet aplikimi.






