Haradinaj kërkesë eurodeputetes gjermane: ” Të hiqen sanksionet e BE-së për Kosovën”

Gjatë takim të Ramush Haradinaj me eurodeputeten, Viola von Cramon, ish Kryeministri i foli për zhvillimet politike në vend.

“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka falënderuar raportuesen për vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës”.

Opozitari ka kërkuar nga eurodeputetja që Kosovës t’i hiqen sanksionet që BE i ka vendosur Kosovës.

“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Haradinaj