Përparim Gruda, deputet i PDK-së dhe nismëtar i projektligjit, deklaroi në Kuvend se krijimi i Dhomave të Specializuara lidhej kryesisht me pretendimet për trafikim organesh.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se procedurat gjyqësore të zhvilluara në Hagë kanë dëshmuar, sipas tij, se trafikimi i organeve nuk ka ndodhur.
Gruda theksoi se propozimi i ri nuk ia mohon Speciales të drejtën për të vijuar veprimtarinë, por parashikon kufizimin e një pjese të kompetencave të saj, përfshirë fushën e krimeve të luftës.
Sipas tij, mandati i përcaktuar në fillim për Dhomat e Specializuara nuk parashikonte shqyrtimin e çështjeve që nuk kanë lidhje me pretendimet mbi bazën e të cilave u themelua kjo gjykatë.
