Goli i Rrahmanit, indentik si i Alcacer 3 vite më parë (FOTO +VIDEO)

Goli i Rrahmanit kundër Fiorentinës shtë identik me atë të shënuar nga Alcacer me klubin gjerman tre vjet më parë.

Luciano Spalletti pranoi pa probleme, në fund të ndeshjes ndaj Fiorentinas, se si lindi ideja e asaj skeme kurioze që çoi në golin e Rrahmanit në Firence.

Një intuitë mendjemprehtë, e cila mori befas vijën mbrojtëse vjollce, shkruan Corriere dello Sport.

Një gol kopje identike të asaj që ndodhi në Gjermani më 15 dhjetor 2018, kur Borussia Dortmund zhbllokoi ndeshjen kundër Werder Bremen.

Insigne kështu ka imituar Reusin, ndërsa lëvizja me dorën e majtë të Zielinski është e njëjtë me Raphawl Guerreiro.

Në Dortmund ishte Alcacer ai që e futi topin në portë, në Firence ishte Rrahmani ai që bëri të njëjtën gjë. /albeu.com/


Shtuar 4.10.2021 15:51