Gjini: Kosova po përballet me krizë të rëndë, institucionet kanë mbetur të bllokuara

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, kryetari i saj, Ardian Gjini, doli në një konferencë për media, ku foli për situatën politike, institucionale dhe energjetike në Kosovë.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, vendi ndodhet në një prej momenteve më të vështira, ndërsa tashmë ka kaluar afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve.

“Jemi jashtë afateve kushtetuese dhe jemi afër ditës kur Kosova ka me dalë jashtë afateve kushtetuese për themelimin e institucioneve demokratike”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i Aleancës e akuzoi qeverisjen aktuale për dështime në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe politikën e jashtme. Ai e përshkroi gjendjen si “rrënim institucional dhe mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve”.

Gjini tha se vendi është futur në një situatë që nuk mund të kapërcehet pa pasoja, ndërsa shtoi se Aleanca ka propozuar rrugë për tejkalimin e krizës politike.

Një pjesë të deklaratës së tij ai ia kushtoi energjisë. Gjini vlerësoi se Kosova duhet të prodhojë rreth 600 megavat energji elektrike, çka, sipas tij, do ta zvogëlonte dukshëm varësinë nga importi.

Ai pretendoi se blerja e energjisë është kthyer në një skemë të madhe përfitimi, pasi, siç tha, energjia po blihet me çmime shumë më të larta se kostoja e prodhimit të saj në Kosovë.

Gjini foli edhe për eksportin e qymyrit. Sipas tij, Kosova e shet lëndën e parë jashtë vendit dhe më pas importon energjinë që prodhohet me atë qymyr nga shtetet e rajonit.

Këto qëndrime ai i shoqëroi me akuza për keqmenaxhim dhe korrupsion, por gjatë konferencës nuk paraqiti prova konkrete për pretendimet.

Gjini u ndal gjithashtu te lufta e Kosovës për liri dhe te mënyra se si, sipas tij, po shtrembërohet historia e saj.

Ai tha se nuk duhet lejuar që lufta e UÇK-së dhe sakrificat e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës të paraqiten përmes narrativave që, siç vlerësoi, e njollosin atë histori.

“Sot duhet t’i tregojmë vetes dhe njerëzve se lufta jonë ka qenë e drejtë. Nuk duhet me leju që të mbyllet tregimi ynë për lirinë dhe të baltoset ai tregim”, tha Gjini.

Sipas tij, përçarjet dhe rënia e besimit te institucionet dhe vlerat e Kosovës e kanë dobësuar shoqërinë dhe shtetin.

Sa i përket zhvillimeve në Kuvend, kryetari i Aleancës e cilësoi bllokimin e punës institucionale si një prej problemeve më serioze në vend.

Gjini deklaroi se pengimi i deputetëve për t’i ushtruar detyrat e tyre përbën, sipas tij, “shkeljen më brutale të Kushtetutës, të rendit kushtetues dhe të demokracisë në Kosovë”.

“Një njeri i vetëm nuk mund ta krijojë Kushtetutën, nuk mund t’i krijojë deputetët e zgjedhur dhe nuk mund t’i zëvendësojë institucionet”, deklaroi ai.

Duke folur për qeverisjen gjatë viteve të fundit, Gjini tha se Kosova është përballur me “krizë, depresion, fragmentim dhe shkatërrim”. Përgjegjësinë, siç u shpreh, ia atribuoi një udhëheqësi që nuk ka pasur kapacitetin ta drejtojë vendin në rrugën e duhur.

Gjini theksoi se Aleanca nuk synon të përdoret për të mbuluar dështimet e subjekteve të tjera politike.

“Ne jemi formuar për me i mbuluar zbrazëtirat dhe për me i shërbyer Kosovës, jo për partitë të cilat dështojnë”, tha ai.

Ai kritikoi edhe mungesën e vullnetit, siç u shpreh, për marrjen e vendimeve dhe për përfundimin e projekteve të rëndësishme për vendin.

Në përmbyllje, kryetari i Aleancës tha se situata e krijuar po shton pasigurinë dhe shqetësimin e qytetarëve. Ai kërkoi zgjidhje për krizën politike dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.


Shtuar 25.08.2026 19:38

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom