Fantastike Prishtina, mposht me përmbysje kampionët e Norvegjisë

Pavarësisht që u pa si favorit, Prishtina ka bërë befasinë duke triumfuar ndaj Bodo/Glimt.

Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani triumfoi me përmbysje 2 – 1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Berg që u asistua nga Solbakken (11’).

Por, në fundin e pjesës së parë, Otto John përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe barazoi rezultatin (43’).

Në 45-minutëshin e dytë, Bodo/Glimt ishte më kërkuese, por nuk i konkretizoi rastet.

Derisa, Prishtina po mbrohej, Lode bëri gabim skandaloz duke shënuar autogol me kokë, pasi nuk u kuptua me portierin (84’).

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Prishtina të fitojë këtë ndeshje, derisa e kthimit do zhvillohet me 12 gusht.


Shtuar 5.08.2021 22:24