Fansi mbulon këngëtarin shqiptar me lekë, gjesti i artistit të lë pa fjalë: Nuk ka nevojë të hedhësh bakshish

Në një nga koncertet e tij një fans i ka hedhur Labinot Tahirit në skenë teksa këndonte një shifër të konsiderueshëm prej 1500 eurosh.

Nëse mendoni se Tahiri e falënderoi fansin dhe i mori siç ndodh kryesisht në këto raste e keni gabim. Ai ja riktheu fansit paratë e tij. Këtë ngjarje e e ka treguar vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale ku krahas shkruan:

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun.”

Shtuar 4.11.2022 12:14