Pika kufitare Dheu i Bardhë vijon të ketë fluksin më të madh, me pritje deri në 60 minuta për qytetarët që po largohen nga Kosova. Për hyrje në vend, koha e pritjes shkon deri në 30 minuta.
Të lidhura
None found
Të dhënat e përditësuara në orën 16:18 tregojnë se kolona në dalje nga Dheu i Bardhë është e gjatë rreth 500 metra, ndërsa ajo në hyrje arrin në afërsisht 300 metra.
Situatë me pritje deri në gjysmë ore raportohet edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku vargu i automjeteve në dalje nga Kosova është rreth 200 metra.
Në vendkalimet e tjera kufitare qarkullimi paraqitet më i lehtë. Në Jarinjë dhe Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 10 minuta.
