Del fotografia nga takimi i Escobar me liderët e opozitës kosovare në rezidencën e ambasadorit amerikan

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar takim me liderët e opozitës së vendit.

Në takimin ndodhet kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Escobar takimin me ta po e zhvillon në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gabriel Escobar ndodhet në Kosovë dhe i njëjti sot ka zhvilluar takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Escobar e quajti Osmanin garantuesen kryesore të raporteve SHBA-Kosovë.


Shtuar 13.03.2024 21:53