CHAMPIONS/ Prishtina mposhtet në ndeshjen e parë nga skuadra e Uzunit (VIDEO)

FC Prishtina ka arritur që të rezistojë por edhe rrezikojë për 70 minuta lojë, por gjithçka zgjati deri në këtë minutë ku Ferencevaros do të shënonte tre gola ekspres me anë të Ngue (71), Mmaee (74) dhe Blazic (78).

FC Prishtina ka pësuar humbje prej 3-0 në Hungari sonte nga kampioni i Hungarisë, FC Ferencevaros.

Kampioni i Kosovës arriti që të ruhet shumë mirë për më shumë se 70 minuta lojë, ku ata ditën të mbrohen por edhe të sulmojnë kohë pas kohe.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Ferencevaros, të cilët edhe goditën shtyllën por nuk e gjetën rrjetën. Edhe Prishtina kishte rastet e veta, e më i miri ishte ai i Otto John ku arriti që të jetë ballëpërballë me portierin e Ferencvarosit por nuk shënoi në minutën e 36.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte shumë më e mirë dhe madje filloi që ta dominojë kampionin hungarez.

Ata disa herë rrezikuan portën kundërshtare por pas minutës së 70-të Prishtina do të binte shumë në lojë. Fillimisht do të shënonte Nguen që mori një top të mirë nga Civic kurse tre minuta më vonë do të shënonte edhe Mmaee pasi mori një asist nga Mak.

Pas katër minutave do të shënohet edhe goli i tretë dhe atë do ta shënonte Blazic, një gol që u pësua pas një ndërprerje.

Ky është një rezultat komod për Ferencvaros të cilët pas një jave do të vijnë dhe të luajnë në Prishtinë. Në anën tjetër kampionit të Kosovës i duhet të bëjë shumë që ta përmbys këtë rezultat, por do ta këtë shumë të vështirë.


Shtuar 6.07.2021 20:22