Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama: Është suksesi më i madh në historinë e diplomacisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm.

Rama tha se zgjedhja si anëtar i përkohëshm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është padiskutim një sukses i madh, por edhe një arsye e dobishme për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste, në çdo aspekt, Shqipëria mund të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët.

“Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacisë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor. Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë, them se ulja jonë në KS, rikonfirmon një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombëtar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoja të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurt” tha ai.

Shtuar 6.07.2021 20:17