Challandes: Nuk na duhen një apo dy, por 11 lojtarë për ta ndaluar Ibrahimoviçin

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur para mediave për ndeshjen e nesërme ndaj Suedisë.

Kombëtarja e Kosovës nesër në ‘Fadil Vokrri’ pret Suedinë, ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

 

 

Në konferencë për shtyp, Challandes tha se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Suedisë. Të vështirë e ka cilësuar edhe përballjen e Ibrahimovicit me lojtarët ‘Dardanë’.

“Do të luajmë si një ekip. Nuk na duhen një apo dy, por 11 lojtarë për ta ndaluar Ibrahimoviçin. Opsioni për ta ndaluar Ibrahimovicin me një ose dy lojtarë nuk ka qenë plani im. Ne do të luajmë si një ekip i përbashkët. Mund të jemi të kënaqur me barazim. Por duhet të shohim se çfarë do të bëjmë në fushë. Nëse paraqitemi mirë në fushë, atëherë as me barazim nuk do të isha i kënaqur, ka thënë Challandes

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë luhet nesër nga ora 20:45.

Shtuar 27.03.2021 06:03